Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se e hëna, 30 nëntor 2026, do të jetë ditë pushimi me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.
Sipas njoftimit të gjykatës, të gjitha seancat gjyqësore të planifikuara për këtë datë do të anulohen sipas detyrës zyrtare dhe do të shtyhen për një datë të afërt.
Palët në procedurë do të njoftohen për datat e reja nga zyrat e gjyqtarëve përkatës ose përmes ftesave të rregullta.
Gjykata Themelore në Prizren ka uruar qytetarët për festën e 28 Nëntorit.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.