PRIZRENI ME RAJON

Gjimnazistët e “Gjon Buzuku”, rrëmbejnë edhe 2 vende të para në nivel vendi

Gjimnazistët e “Gjon Buzuku”, rrëmbejnë edhe 2 vende të para në nivel vendi
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Mars 2022, 13:54

Përmes një postimi në facebook, u. d i drejtorit të gjimnazit ” Gjon Buzuku” në Prizren, Jeronim Susuri, njofton se, në garat Nacionale të Sfidës së Dizajnit, gjimnazistët e këtij institucioni kanë fituar dy vendet e para në këtë garë, duke marrë shpërblim me nga 700 euro.

Njoftimi i plotë:

Në garat Nacionale të Sfidës së dizajnit, gjimnazistët i rëmbejnë 2 vendet e para, secila fitoi shpërblimin me nga 700 euro.

Nga 16 gjimnazet në nivel të vendit, në garat:

1. Krijimin e Fermës së Mençur dhe

2.Krijimin e pajisjes për matjen e nivelit të zhurmës , gjimnazistët e “Gjon Buzukut” me këtë përbërje:

Rrezon Krasniqi
Nderim Hoxha
Leonit Totaj
Reshit Muhameti
Ensar Hamza
Erza Krasniqi

Pas një pune me përkushtim e të përkrahur nga ASSET dhe prof.Lamir Shkurti reflektuan me vendet e para.

Programi ASSET financohet nga USAID Kosovo dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me FHI360 dhe Crimson Capital Corp.

Drejtoria e shkollës i inkurajon nxënësit që të vazhdojnë me këtë ritëm të sukseseve!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika