Përmes një postimi në facebook, gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren kanë njoftuar se kanë bërë përgaditjet e fundit për fillim të mbarë të vitit shkollor.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar prindër,
Të nderuar mësimdhënës,
Të dashur nxënës,
Duke u bazuar në njoftimin e MASHTI-it dhe në Kalendarin për Vitin shkollor 2022/23, ju njoftojmë që Procesi mësimor për vitin shkollor 2022/2023 do të fillojë me 01.09.2022.
Ne si shkollë i kemi bërë të gjitha përgatitjet për fillim të mbarë të vitit shkollor.
Në ndërrimin e paradites procesin mësimor do ta zhvillojnë klasat e XII-ta dhe të XI-ta të paraleleve shqiptare, ndërsa në ndërrimin e pasditës klasat e X-ta të paraleleve shqiptare, paralelet boshnjake dhe turke.
Mësimi për ndërrimin e paradites fillon nga ora 8:00, ndërsa për ndërrimin e pasdites fillon në ora 13:30.
Nxënësit e paraleleve shqiptare të klasave të X-ta dhe klasat e X-ta të paraleleve boshnjake dhe turke duhet të paraqiten në shkollë në orën 13:00.
➖Të gjithë nxënësit duhet të paraqiten në shkollë me uniformë shkollore, në të kundërtën nuk ju lejohet hyrja në objektin shkollor (njoftimin për unifomën shkollore e kemi bërë me kohë).
➖Të gjithë kujdestarët e klasave dhe mësimdhësit sipas ndërrimeve duhet të paraqiten në punë sipas ndërrimeve ku do të pajisen me Dosjet e klasave dhe materialet shtesë si dhe me orarin mësimor.
Ora e parë do të jetë orë kujdestarie me këto pika:
➖Rendi shtëpiak i shkollës
➖Orari mësimor
➖Planprogrami
Ju dëshirojmë një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese!
Me respekt,
Drejtoria e shkollës.