Dje rreth orës 17:40 përskaj rrugës lokale Bellacerkë – Celinë të komunës së Rahovecit, është gjetur një mjet i dyshimtë i pashpërthyer.
Sinjali mëson se mjeti është hasur nga një bujk që po punonte fushën, i cili kishte njoftuar Policinë. Njësitet policore bashkë me njësitin për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës anë dalë në vendin e ngjarjes për të bërë tërheqjen e mjetit.





