Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është paraqitur në Gjykatë për t’u përballur me akuzat për mosdeklarim të pasurisë. Ajo u deklarua e pafajshme lidhur me akuzën.
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Gërvalles me pretendimin se në formularin për deklarim të pasurisë, më 22 mars të 2021-s s’i ka paraqitur të dhënat e kërkuara me ligj.
Ministrja Gërvalla akuzohet për veprën penale “mosraportim ose raportim i rremë i pasurisë, të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Gruda paralajmëron protesta masive: Thirreni seancën konstituive dhe zhbllokojeni kuvendin, Kosova është në krizë

25-vjeçarja shtatzënë humbi jetën pas plagëve me armë zjarri në Malishevë, 26-vjeçari në gjendje të rëndë

Një grua e vdekur dhe një burrë i plagosur me armë zjarri në Kërvasari të Malishevës

