SPORT

Futbollisti nga Rahoveci po shkëlqen në Rumani, rritet vlera e Meriton Korenicës

Futbollisti nga Rahoveci po shkëlqen në Rumani, rritet vlera e Meriton Korenicës
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Mars 2025, 11:32

Vlera e mesfushorit të Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica, është rritur në tregun e transferimeve.

Në përditësimin e fundit të “Transfermarkt”, ai është vlerësuar 1.4 milionë euro.

Futbollisti nga Rahoveci është duke shkëlqyer këtë sezon në Superligën e Rumanisë me fanellën e CFR Cluj.

Në 30 paraqitje ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë gjashtë asistime.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika