PRIZRENI ME RAJON

Furrtarët prizrenas paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës deri në 70 cent

Furrtarët prizrenas paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës deri në 70 cent
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Mars 2022, 17:27

Lufta në Ukrainë ka goditur edhe ekonominë e Kosovës duke sjellë shtrenjtim të produkteve të ndryshme të miellit, karburanteve, të vajit ushqimor, sheqerit dhe energjisë elektrike.

Ndërsa ditëve të fundit furrtarët prizrenas kanë paralajmëruar rritjen e çmimit të bukës deri në 70 cent. E gjithë kjo ka ardhur si pasojë e ngritjes së çmimit të miellit, ku një kilogram miell kushton 60 cent, raporton TV Prizreni.

Sipas tyre kjo rritje e çmimit të miellit është e papërballueshme për ta dhe si pasojë duhet të rritet edhe çmimi i bukës./tvprizreni.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika