PRIZRENI ME RAJON

Furra “Besi-IB” në lagjen “Bajram Curri” jep bukë falas për nevojtarët gjatë muajit të Ramazanit

Furra “Besi-IB” në lagjen “Bajram Curri” jep bukë falas për nevojtarët gjatë muajit të Ramazanit
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Mars 2023, 17:24

Nga sot të gjithë besimtarët e besimit islam, kanë nisur agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë muaj të mëshirës, të sakrificës, shumë njerëz solidarizohen me të tjerët, që nuk i kanë kushtet dhe mundësit për të pasur një muaj sa më të lehtë.

Mirëpo si gjithmonë janë njerëzit vullnet mirë, qytetarët e biznese që solidarizohen dhe duan të ndajnë të mirat e tyre me të tjerët.

Një shembull që duhet ndjekur nga të tjerë është furra e bukës “Besi-IB”, në lagjen “Bajram Curri”, e cila ka vendosur që gjatë tërë muajit Ramazan të jap bukë falas për të gjithë nevojtarët.

“FURRA “BESI- IB” JEP BUKË FALAS PËR NEVOJTARËT GJATË MUAJIT TË RAMAZANIT. Nga sot të gjithë besimtarët e besimit islam, kanë nisur agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë muaj të mëshirës, të sakrificës, shumë njerëz solidarizohen me të tjerët, që nuk i kanë kushtet dhe mundësit për të pasur një muaj sa më të lehtë.”, thuhet nga menxhmeti i kësaj furre.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika