Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, fton qytetarët e komunës së Prizrenit që të aplikojnë në thirrjen e kësaj drejtorie për të përfituar nga projekti për ndërtimin e shtëpive (Pika jashtë).
Nga ky projekt do të mbështeten familjet skamnore pa strehim dhe ato me shtëpi të dëmtuara nga vjetërsia.





