PRIZRENI ME RAJON

Ftesë për ofertë për dhënien me qira të lokaleve afariste prona të Komunës së Prizrenit!

Ftesë për ofertë për dhënien me qira të lokaleve afariste prona të Komunës së Prizrenit!
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Mars 2023, 15:15

Zyra për informim e komunës së Prizrenit, njofton se, mbështetur në Ligjin për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës Nr. 06/L-092, Rregulloren (QRK) Nr. 09/2020 për caktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme si dhe në vendimin e Kuvendit Komunal të Prizrenit Nr. 01/011-1826 të datës 30 dhjetor 2022, mbi aprovimin e propozimit të Kryetarit të Komunës së Prizrenit, për dhënien me qira të lokaleve afariste, prona të Komunës të Prizrenit, personave fizik dhe juridik, Komuna e Prizrenit shpall ftesë për ofertë për dhënien me qira të lokaleve afariste prona të Komunës.

Aplikacionet për konkurrim në tender tërhiqen në sportelin nr.2 dhe nr.3, në Komunën e Prizrenit Rr. “Remzi Ademaj” p.n., prej datës 09.03.2023 deri më 23.03.2023, deri në orën 15:00.

Ftesën me të gjitha detajet mund t’i gjeni në këtë vegëz:

https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2023/03/Ftese-per-oferte-per-dhenien-me-qira-te-lokaleve-afariste-prone-e-Komunes.pdf, thuhet në fund të këtij njoftimi nga zyra për informim e kabinetit të kryetarit, Shaqir Totaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika