Ftohen bizneset e Komunës së Prizrenit për pjesëmarrje në takimin regjional B2B në Prizren, që organizohet në kuadër të Projektit “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të ICT”.
Projekti synon të mbështesë konkurrueshmërinë e bizneseve kosovare në digjitalizim dhe ndërkombëtarizëm, në mënyrë që të kontribuojë në rritje ekonomike dhe krijim të vendeve të reja të punës.
Kjo ngjarje realizohet në bashkëpunim me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ndërkaq për më shumë informacione rreth projektit mund të klikoni në: https://ictkosovo.eu/about-us/?lang=sq dhe https://een.ec.europa.eu/
Takimi do të organizohet me datën 12 maj 2021, ora 11:00 – 11:45, në hapësirat e Parkut të Inovacionit dhe të Trajnimeve (lokacioni: https://goo.gl/maps/fXCXY9fLtNU6q7Jm8 ), ku do të organizohen takime ndërmjet bizneseve në regjionin e Prizrenit dhe ku bizneset kosovare të teknologjisë informative do t’i prezentojnë idetë e tyre tek bizneset e regjionit të Prizrenit, që mund të jenë të interesuara të rrisin eksportet dhe digjitalizimin e proceseve të tyre biznesore.
Këtu mund të gjeni agjendën e takimit: https://kk.rks-gov.net/…/AGJENDe-B2B-Prizren-maj-2021.pdf
Ndërkaq në këtë link mund të informoheni lidhur me natyrën e problemeve të mundshme që synohet të zgjidhen përmes takimeve: https://kk.rks-gov.net/…/Solucione-te-Avansuara-ne…
Për më tepër bizneset do të njoftohen edhe me projektin tjetër të Bashkimit Evropian: “Enterprise Europe Network”, mbi mundësitë që ofron ky projekt në: grante, ndërkombëtarizëm, eksporte e importe, etj.
Numri bizneseve që mund të marrin pjesë në këtë takim është i kufizuar (vetëm 50 biznese), prandaj të gjithë bizneset e interesuar për të marrë pjesë në këto takime duhet të shprehin interesim përmes e-mail tek [email protected] apo tek [email protected].
Në kërkesën për pjesëmarrje duhet të dërgohen informatat e mëposhtme:
- Emri biznesit
- Përfaqësuesi/Pronari biznesit
- Numri unik (fiskal) i biznesit
- Një përshkrim i shkurtë i veprimtarisë së biznesit
- Numër kontaktues
Afati i fundit për shprehjen e interesimit për pjesëmarrje është 5 maj 2021, në ora 12:00!
Për më shumë informata mund të dërgoni e-mail tek [email protected] apo tek [email protected] ! , thuhet në njoftimin e komunës së Prizrenit.