Një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Sigurisë Kibernetike së bashku me Gardën Kombëtare të Ajovës morën pjesë në ushtrimin ndërkombëtar të kartës së Adriatikut A5+ “Combined Adriatic Cyber Endeavour 2026”, të realizuar në Zagreb të Kroacisë.
Sipas njoftimit, ushtrimi “CACE 26” kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike të vendeve pjesëmarrëse përmes një skenari real dhe shumëkombësh, ku ekipet Blue Team trajnuan aftësitë për zbulim, analizë, reagim dhe raportim të incidenteve kibernetike.
“Ushtrimi synoi gjithashtu rritjen e bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet partnerëve rajonalë dhe atyre amerikanë, duke përmirësuar koordinimin operacional, shkëmbimin e informatave, përdorimin e mjeteve të përbashkëta të sigurisë dhe aftësinë për të reaguar shpejt ndaj kërcënimeve komplekse që prekin sisteme, rrjete dhe shërbime kritike.” – njofton FSK.





