SPORT

FSK-ja dhe Ushtria Britanike zhvillojnë ndeshje miqësore futbolli

FSK-ja dhe Ushtria Britanike zhvillojnë ndeshje miqësore futbolli
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Shtator 2026, 16:48

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Ushtria e Mbretërisë së Bashkuar kanë zhvilluar një ndeshje miqësore futbolli, në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy forcave.

Aktiviteti nisi me intonimin e himneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke i dhënë ndeshjes edhe një karakter simbolik.

Përtej rezultatit sportiv, ndeshja shërbeu si mundësi për pjesëtarët e FSK-së dhe Ushtrisë Britanike që të takohen në një atmosferë miqësore, të shkëmbejnë përvoja dhe të forcojnë raportet ndërmjet tyre.

Në fund, Ushtria Britanike triumfoi me rezultat 2:1, por aktiviteti u vlerësua si një tjetër mundësi për forcimin e bashkëpunimit, respektit të ndërsjellë dhe partneritetit ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika