PRIZRENI ME RAJON

Franca mposht Spanjën dhe shpallet kampione e Ligës së Kombeve

Franca mposht Spanjën dhe shpallet kampione e Ligës së Kombeve
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Tetor 2021, 22:53

Kombëtarja e Francës e ka fituar edicionin e dytë të kompeticionit më të ri evropian të futbollit, Ligën e Kombeve.

“Gjelat” e kanë mposhtur Spanjën me rezultat 2-1 duke e përmbysur kështu epërsinë fillestare të “Furisë së Kuqe” në “Giuseppe Meazza”.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por Spanja e gjeti golin e para në minutën e 64’ të ndeshjes kur Oyarzabal shënoi për 1-0.

Nuk kaluan as dy minuta lojë dhe Karim Benzema riktheu baraspeshën në fushë duke shënuar për 2-1.

Përmbysjen e rezultatit dhe triumfin ndaj Spanjës e siguroi këmbëshpejti Kylian Mbappe i cili shënoi për 2-1 dhjetë minuta para përfundimit të takimit.

Kështu Franca është kampione e re e Ligës së Kombeve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika