PRIZRENI ME RAJON

Fletëvotimi që u gjet në oborr të shkollës në Prizren, i kishte rënë një qytetarit nga xhepi

Fletëvotimi që u gjet në oborr të shkollës në Prizren, i kishte rënë një qytetarit nga xhepi
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Tetor 2021, 15:48

Fletëvotimi i cili është gjetur nga ekipi i KALLXO.com në oborrin e shkollës “Abdyl Frashëri” në Prizren i ka rënë një qytetari nga xhepi.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Gjirafa Video. Duke e ngarkuar, pranoni që Gjirafa Video të vendosë cookies.

 

Kjo është parë nga xhirimet që janë kthyer nga menaxhmenti i shkollës.

Ekipi i KALLXO.com është ftuar nga zyrtarët policorë dhe menaxheri i qendrës së votimit për t’i parë kamerat e shkollës.

Nën shoqërimin e policisë së Kosovës dhe menaxherit të qendrës së votimit ekipi i KALLXO.com ka parë që fletëvotimi i dyshimtë ka rënë nga xhepi i një qytetari.

KALLXO.com ka kërkuar nga menaxheri pamjet e kamerave në mënyrë që ta balancojmë ngjarjen, i njëjti ka thënë se pamjet mund të merren vetëm me vendim të gjykatës dhe nga Policia e Kosovës.

Të njëjtit kanë kërkuar që KALLXO.comm të publikojë versionin e pamjeve që i ka parë në kamera.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika