Përmes faqes zyrtare, klubi futbollistik “ Liria” nga Prizreni,ka njoftuar se FC Ballkani të enjten luan ndeshjen ndërkombëtare në kuadër të konferencë ligës europiane kunder FC Shkupit në ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Për këtë ndeshje të veqantë DKRS e Prizrenit në bashkëpunim me KK të Therandës dhe FC Ballkanin kanë ndarë 150 bileta dhe 3 autobusë për KF Liria dhe futbolldashësit Prizrenas që në mënyrën më të mirë ta përkrahin Ballkanin për kualifikim në fazën grupeve e që do të ishte kuafikim historik për një klub Kosovar.
Të interesuarit për bileta për takimin e së enjtes mund të lajmërohen nesër në stadiumin e qytetit ‘Përparim Thaqi’ në Prizren nga ora 10:00.





