PRIZRENI ME RAJON

Fillon puna për njohjen e gjuhës rome në përdorim zyrtar në komunën e Prizrenit

Fillon puna për njohjen e gjuhës rome në përdorim zyrtar në komunën e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Korrik 2022, 19:16

Është themeluar Koalicioni Ad Hoc të Organizatave të Shoqërisë Civile, për njohjen e gjuhës rome në përdorim zyrtar në komunën e Prizrenit.

Nevo Koncepti organizoi takimin e parë për ta rifilluar inciativën për njohjen e gjuhës rome në përdorim zyrtar

OJQ “NevoKoncepti” realizoi takimin e parë Koordinues me OSHC-të e komunës së Prizrenit në kuadër të projektit “Promovimi i diversitetit dhe gjuhës rome në komunën e Prizrenit”, i mbështetur nga Këshilli i Europës.

Gjatë takimit më së pari është prezentuar projekti nga vetë drejtori i OJQ-së “Nevo Koncepti”, z. Osman Osmani, qëllimi, objektivat, rezultatet e kërkuara të tij dhe aktivitetet avokuese dhe lobuese deri tek aprovimi i kërkesës për njohjen e statutit të gjuhës rome në përdorim zyrtar në komunën e Prizrenit.

Ashtu edhe si ishte qëllimi i takimit është nënshkruar edhe Akti i Themelimit të Koalicionit Ad Hoc të Organizatave të Shoqërisë Civilepër  koordinim dhe bashkëveprim në aktivitetet avokuese dhe lobuese tek institucionet lokale për avancimin e të drejtave të komunitetit rom, me theks të veçant: të drejtës për infomim në gjuhën e tyre si dhe të ndikimit në marrjen e vendimit nga ana e institucioneve lokale të komunës së Prizrenit që gjuha rome të jetë gjuhë në përdorim zyrtar në komunë.

Vlen të përmendet që gjuha është qendrore për natyrën dhe kulturën njerëzore, dhe është shprehje e identitetit, çështjet që kanë të bëjnë me të janë veçanërisht të rëndësishme për komunitetet pakicë që synojnë të ruajnë identitetit e dallueshëm grupor dhe kulturor, nganjëherë edhe në kushtet e margjinalizimit, përjashtimit dhe diskriminimit. Tradita e përdorimit të gjuhës rome në Prizren është e vjetër dhe daton prej shekujsh. Madje kjo vazhdimësi e pranisë së gjuhës rome në këtë qytet ka bërë që ky komunitet ta ruajë identitetin e vet. Njëkohësisht ka frymëzuar aktivistët që të botojnë libra e revista në gjuhën rome, por edhe të hapin media elektronike, dhe të zhvillojnë aktivitete të ndryshme kulturore e sociale.

Në koalicionin e OShC-ve për gjuhën rome marrin pjesë OJQ-të: KDI, EC Ma Ndryshe, Nevo Koncepti, ISDY, Durmish Aslano, Romtegra, Rromani Baxt, THY, KDI, Islam Elshani nga ZKK, Redaksia Rome RTK, KMDLNj, aktivisti Arben Shala si dhe gazetari e aktivisti Fisnik Minci.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika