SPORT

FFK paralajmëron futjen e sistemit VAR në futbollin kosovar

FFK paralajmëron futjen e sistemit VAR në futbollin kosovar
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Korrik 2021, 17:27

Siç duket ka filluar puna për instalimin e sistemit VAR në futbollin kosovar.

Kjo është konfirmuar nga vet Federata e Futbollit e Kosovës përmes një videoje në faqen e tyre në Facebook.

“Po vjen..” – ishte mbishkrimi në videon e publikuar.

Futja e këtij sistemi padyshim se do ta ngriste nivelin e referimit në futbollin kosovar.

Pas tërheqjes së shortit për edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll, i cili do në nis më 21 gusht, kryetari i FFK-së kishte njoftuar se në sezonin e ri edhe në Kosovë do të nis aplikimi i sistemit VAR dhe po ashtu pritet kthimi i shikuesve në tribuna.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika