Projektit „Kids Love Nature“ – „Fëmijët e duan natyrën“, mbështetur nga organizata gjermane GIZ, ka bërë bashkë të premten në Prizren, nxënësit e “Loyola-Gymnasium”, të qendrës “Don Bosko” (Shkodër) dhe shkollës “Ismail Qemali” (Tetovë).
Ky projekt synon zgjerimin e njohurive dhe mbështetjen në fushën e zhvillimit të kapaciteteve në mbrojtjen e natyrës dhe mundësinë, që nxënësit, përmes kopshtit botanik të shohin për së afërmi mbjelljen dhe kultivimin e bimëve medicinale.







