PRIZRENI ME RAJON

FC “ Prizreni” nuk ka të ndalur, fiton ndaj Kosovës së Prishtinës, vendimtar qendërsulmuesi Kryeziu

FC “ Prizreni” nuk ka të ndalur, fiton ndaj Kosovës së Prishtinës, vendimtar qendërsulmuesi Kryeziu
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Shtator 2022, 16:46

Skuadra FC “Prizreni”, në kuadër të javes së VI-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll, ka shënuar fitoren e radhës, duke mposhtur në transfertë skuadrën e Kosovës nga Prishtina me rezultat 2:1, falë dy golave të qëndërsulmuesit, Armend Kryeziu, i cili po kalon në një formë tejet të mirë dhe efikase fillimin e edicionit futbollistik në këtë rang garash.

Përkundër faktit se i priste një duel tejet i vështirë, djelomoshat që drejtohen nga, Bekim Bakaj, ia dolen të rrëmbejnë edhe një fitore të rëndësishme duke vazhduar serinë e rezultateve pozitive në këtë start të kampionatit me bilanc prej 5 fitoreve e 1 barazimi.

Me këtë fitore, prizrenasit ndodhen në vet kreun e tabelës së klasifikimit me 16 pikë të tubuara nga 6 ndeshje të zhvilluara.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika