PRIZRENI ME RAJON

FC Prizreni nis riorganizimin e klubit, përgatitjet për sezonin e ri fillojnë më 5 korrik

FC Prizreni nis riorganizimin e klubit, përgatitjet për sezonin e ri fillojnë më 5 korrik
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Qershor 2026, 06:23

FC Prizreni ka njoftuar nisjen e një faze të re riorganizimi, e cila përfshin ndryshime në kryesi, stafin teknik dhe përbërjen e skuadrës, me synimin për të ndërtuar një ekip konkurrues për sezonin e ri.

Klubi ka bërë të ditur se faza përgatitore do të nisë zyrtarisht më 5 korrik, kur skuadra do të zbresë në fushë për të filluar përgatitjet intensive.

Në njoftimin e publikuar, drejtuesit e klubit kanë theksuar se këtë sezon fokus i veçantë do t’u kushtohet talenteve vendore, duke u ofruar më shumë hapësirë futbollistëve të rinj nga Prizreni për të dëshmuar vlerat e tyre.

FC Prizreni ka shprehur synimin për të ndërtuar një strukturë profesionale dhe një skuadër që do t’i rikthejë sukseset dhe krenarinë tifozëve prizrenas.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika