Historia e transformimit të një hapësire me të kaluar ushtarake në Prizren do të bëhet pjesë e një reflektimi më të gjerë evropian mbi kujtesën, paqen dhe mënyrën se si vendet e së kaluarës mund të riimagjinohen për të ardhmen.
Autostrada Biennale është ftuar të marrë pjesë në History Lab Europe, një iniciativë e House of European History në Bruksel, ku do të zhvillojë projektin The Life of a Place (Jeta e një Vendi).
Projekti fokusohet në transformimin e hangarëve të ish-kampit ushtarak gjerman të NATO/KFOR-it në Prizren, të cilat sot janë pjesë e ITP Prizren dhe hapësirës së Autostrada Hangar – Qendra për Art Bashkëkohor dhe Edukim.






