Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka bërë të ditur se kanë përfunduar punimet restauruese në Kullën e Pjetër Prenkapalaj në Zym të Hasit, aset i trashëgimisë kulturore që i përket shekullit XIX dhe përfaqëson një nga dëshmitë e rëndësishme të arkitekturës tradicionale të Hasit, sipas MKT.
“Kulla, e ndërtuar me gur e dru, ruan vlera të veçanta historike dhe arkitekturore dhe tash i rikthehet integritetit të saj. Një tjetër monument i trashëgimisë sonë që shpëtohet dhe ruhet për brezat e ardhshëm.” – thuhet në njoftimin e ministres, Saranda Bogujevci.





