LAJME

Gjobitet me 500 euro një kundërvajtës për ndotje të ambientit në Prizren

Gjobitet me 500 euro një kundërvajtës për ndotje të ambientit në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Tetor 2026, 13:16

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën, me datën 6 tetor 2026, policët patrullues të Stacionit Policor Prizren-Veri, gjatë patrullimit në lagjen “Arbana” në Prizren, kanë hasur një person i cili kishte mbledhur mbeturinat nga fusha dhe ua kishte vënë zjarrin, duke ndotur ambientin përreth.

Sipas njoftimit, patrulla policore, duke u bazuar në ligjet në fuqi, ka gjobitur kundërvajtësin me 500 euro gjobë.

“Ju rikujtojmë edhe një herë të gjithë qytetarëve se ndezja e zjarreve në hapësira të hapura fillimisht rrezikon përhapjen e zjarrit dhe rrezikimin e pronës dhe qytetarëve, por gjithashtu ndot ambientin ku jetojmë. Ky veprim, nëse nuk dëmtohet prona apo qytetarët, konsiderohet kundërvajtje dhe në të gjitha rastet policia do të ndërmarrë masa të bazuara në ligjet në fuqi.” – thuhet në njoftim.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika