LAJME

Prizreni hap konsultimin publik për Planin Kundër Braktisjes dhe Mosregjistrimit në Shkolla

Prizreni hap konsultimin publik për Planin Kundër Braktisjes dhe Mosregjistrimit në Shkolla
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Tetor 2026, 18:50

Komuna e Prizrenit ka njoftuar hapjen e konsultimit publik për Projekt-Planin e Veprimit Kundër Braktisjes dhe Mosregjistrimit në Shkollë për periudhën 2026–2028.

Konsultimi publik do të jetë i hapur nga 5 deri më 20 tetor 2026, ndërsa takimi me qytetarë do të mbahet më 13 tetor, në orën 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal, në Shtëpinë e Bardhë.

Qytetarët mund të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre deri më 20 tetor, përmes adresave elektronike të përcaktuara nga Komuna ose në formë fizike në Shtëpinë e Bardhë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika