Sot në kabinetin e rentgenit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nexhip Berisha” në Prizren, u realizuan kontrolle shëndetësore me mamografi dhe EHO të gjirit për pjesëtaret e Forcës së Sigurisë së Kosovës në këtë qytet.
Tetori rozë, pjesëtaret e FSK-së në Prizren realizuan kontrolle shëndetësore me mamografi dhe EHO të gjirit në QKMF

Drejtori i QKMF-së, Fadil Bajraktari, përmes një postimi në Facebook, tha se kjo veprimtari ka për qëllim parandalimin, zbulimin e hershëm dhe kujdesin ndaj shëndetit të gjirit, duke theksuar rëndësinë e kontrolleve të rregullta.
“Falënderojmë pjesëtaret e FSK-së për bashkëpunimin, si dhe stafin shëndetësor të QKMF-së për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar.” – shtoi ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Hargreaves: Biznesi dhe investimet, kapitulli i ri Kosovë-Britani

Arrestohet një i dyshuar që u arratis nga QKMF-ja në Suharekë

Ofroi ryshfet nga 20 euro për të mos e lajmëruar se preu kundërligjshëm dru, arrestohet 66-vjeçari në Dragash

