PRIZRENI ME RAJON

FC Prizreni në vitin e parë të funksionimit, inkuadrohet në rang më të lartë garash

FC Prizreni në vitin e parë të funksionimit, inkuadrohet në rang më të lartë garash
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Maj 2021, 11:42

Liga e Dytë e Kosovës po zhvillon dy xhirot e fundit para përfundimit të këtij edicioni.

Që nga sezoni i ri 2021/22, pjesë e Ligës së Dytë do të jetë skuadra e FC Prizrenit.

Skuadra nga Prizreni me fitoren e djeshme siguroi kalimin në një rang më të lartë.

Ata mposhtën FC Australinë si mysafir me rezultat 3-1.

Golat për ekipin prizrenas u shënuan nga Dionis Sopaj, Redon Berisha dhe Rediol Ademi.

Kujtojmë se Galaksia e Ligës së Dytë, është përshëndetur kohë më parë nga ky rang i garave, dhe vendin e saj e zë FC Prizreni.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika