FC Prizreni po kalon një formë të jashtëzakonshme në kampionatin aktual, dhe pjesa më e madhe e meritave i takon trajnerit Samuel Nikaj, i cili ka udhëhequr skuadrën drejt rezultateve të shkëlqyera.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar ndaj KF Dardanisë, FC Prizreni doli fitues si mysafir me rezultat 0:2, duke regjistruar kështu fitoren e shtatë radhazi. Me këtë rezultat, klubi nga Prizreni grumbullon 57 pikë të plota, duke ruajtur me 100% sukses në këtë sezon dhe duke u pozicionuar në krye të tabelës.






