PRIZRENI ME RAJON

Faruk Tahiri: Investimet në arsim janë investime në ardhmëri përparimtare

Faruk Tahiri: Investimet në arsim janë investime në ardhmëri përparimtare
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Tetor 2021, 18:58

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin e Prizrenit, Faruk Tahiri, ka thënë se Investimet në arsim janë investime në ardhmëri përparimtare. Ai më tej ka shtuar se në 4 vitet e ardhshme së bashku me Kryetarin Mytaher Haskuka në bashkëqeverisje do t’i kushtojmë më shumë vëmendje arsimit dhe rinisë.

Këta janë disa nga projektet që planifikohen të realizohen janë shkruan Tahiri:

1. Shkolla verore për sport dhe rekreacion

2. Ndërtimi i një palestre sportive për basketboll dhe hendboll dhe ndërtimi i qendrës sportive multifunksionale (ping pong, boks dhe shah)

3. Ndërtimi i 11 terreneve sportive

4. Krijimi i parkut botanik për Universitetin e Prizrenit

5. Sigurimi i transportit për nxënësit e shkollave të mesme dhe universitare

6. Mbështetja e studentëve për studime jashtë vendit

7. Vazhdimi i ndërtimit të hapësirave të reja në shkolla fillore dhe të mesme

8. Funksionalizimi i katër çerdheve të reja publike

9. Monitorimi dhe vlerësimi i ambientit në shkolla

Bashkë, do të angazhohemi më shumë për Prizrenin. Bashkë, do të qeverisim për t’ju shërbyer të gjithëve pa dallim kush janë, ku jetojnë e çfarë emri apo mbiemri kanë. Bashkë do t’i fitojmë zgjedhjet me 17 tetor, shkruan në fund Tahiri.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika