LAJME

ESNAF: Vedat Muriqi është një nga krenaritë më të mëdha të qytetit tonë, Prizrenit

ESNAF: Vedat Muriqi është një nga krenaritë më të mëdha të qytetit tonë, Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Prill 2026, 18:20

Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve “ESNAF” ka reaguar pas akuzave të ditëve të fundit të drejtuara ndaj futbollistit prizrenas Vedat Muriqi, duke theksuar se ai është një nga krenaritë më të mëdha të Prizren dhe të mbarë Kosovës.

Në reagimin e saj, ESNAF vlerëson se Muriqi ka dhënë gjithmonë maksimumin për Kombëtaren e Kosovës, me përkushtim, sakrificë dhe zemër, duke përfaqësuar vendin me dinjitet në arenën ndërkombëtare.

Shoqata ka bërë thirrje që në momente të vështira qytetarët të qëndrojnë pranë sportistit, duke e mbështetur dhe respektuar për kontributin e tij të vazhdueshëm në futbollin kosovar.

Po ashtu, në reagim theksohet se gjuha, prejardhja apo çdo dallim tjetër nuk duhet të shërbejnë si arsye për përçarje, por si vlera që e bëjnë Prizrenin edhe më të veçantë.

Sipas ESNAF-it, sot më shumë se kurrë, Vedat Muriqi meriton përkrahjen e qytetarëve, si një figurë që vazhdon ta bëjë krenar qytetin e tij me paraqitjet në futbollin ndërkombëtar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika