PRIZRENI ME RAJON

ESNAF: Merret vendim sot për nesër!

ESNAF: Merret vendim sot për nesër!
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Gusht 2021, 22:14

Permes një komunikate për media Shoqate e Biznesit dhe Afarizmit ESNAF ka reaguar ndaj vendimeve të fundit të qeverisë së Kosovës rreth gastronomisë dhe organizimit të dasmave.

Reagimi i plotë:

Merret Vendim Sot për Nesër!!

Edhe njëherë nuk merret në konsideratë puna e bizneseve. Merret vendim sot për nesër.

E kuptojmë shumë mirë faktin e rritjes së rasteve, dhe e respektojmë qdo vendim parandalues ndaj kësaj.

Por, vendimi i marrë sot me hyrje në fuqi pas 2 ditësh, është thjesht një goditje e rëndë për sektorin e gastronomisë dhe zingjirin furnizues pas saj.

Në fluksin e sezonit të darsmave ku përgatitja e bizneseve është në maksimum, dhe një vendim i posa i marrë në dëme të tyre thjesht nuk ka ndonjë shpjegim.

Ne si shoqatë ESNAF propozojmë se qfarëdo vendimi që është marrë të hyjë në fuqi pas datës 1 shtator. Së paku bizneset ti bëjnë përgatitjet e duhura.

Kryesia e Shoqatës ESNAF

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika