Deputeti nga Lëvizja Përparimtare e Romëvë të Kosovës – LPRK ka reaguar ndaj disa lëvizjeve të rrezikshme që po bëhen kundër interesave të përfaqësimit të romëve të Republikës së Kosovës dhe shtetit të saj nga disa individ rom, po tëntojnë t’a prishin harmoninë e bashkëjetesës së romeve dhe shqiptarëve në Komunën e Prizrenit, përmes partisë satelite ‘’rome’’ ‘’Romani Iniciativa’’, të udhëhequr nga i ashtuquajturi kryetari i saj Gazmend Salijeviq, produkt kjo e Listës Srpska.
REAGIM I PLOTË:
Lëvizjet e rrëzikshme kundër interesave të përfaqësimit të romëve të Republikës së Kosovës dhe shtetit të saj nga disa individ rom, po tëntojnë t’a prishin harmoninë e bashkëjetesës së romeve dhe shqiptarëve në Komunën e Prizrenit, përmes partisë satelite ‘’rome’’ ‘’Romani Iniciativa’’, të udhëhequr nga i ashtuquajturi kryetari i saj Gazmend Salijeviq, produkt kjo e Listës Srpska.
Prandaj, bëjë THIRRJE komunitetit rom në Komunën e Prizrenit dhe gjithëandej, të mos bien nën ndikimin e disa ‘’aktivistëve’’ analfabet, të cilët po tëntojnë shkatërimin e imazhit rom dhe khtimin e paragjykimit kinse të bashkëpunimit të romëve me politikën e Beogradit, si shkasë i këtyrë romëve; ‘’aktivistë’’.
Si përfaqësues legjitim i komuniteti rom, deputet në Parlamentin e Kosovës, çdo ditë e më shumë jam duke i parë nga afer veprimet anti-politikave të Republikës së Kosovës, nga ashtuquajtur deputet i Romani Iniciativës, Fadil Gashi. Kujtoj edhe njëherë që, çdo vot e tij kundër, qoftë në Komisione Parlamentare, apo në seance të Parlamentit e Republikës së Kosovës, NUK ËSHTË VULLNET I KOMUNITETI ROM, por vullnet i Listës Srpska dhe politikave të saja.
Shumica e romëve dhe jo romëve, këtë e dinë, mirëpo, edhe njëherë dua t’iu përkutjoj juve të dashur simpatazantë të LPRK-së dhe juve qytetar të nderuar të Republikës sonë që, çdo përafrim i bashkëpunimit më produktin e Listës Srpska “Romani Iniciativa” dmth përkrahje të politikave të qeverisë së Beogradit dhe kundër politikave të vendit, Republikës së Kosovës!
DISTANCOHUNI!