LAJME

Erdogan pret në takim disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Erdogan pret në takim disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Dhjetor 2022, 11:10

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, në Kuvendin e Madh Turk është pritur nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka shkruar për këtë takim në profilin e tij në “Facebook”. “Në Kuvendin e Madh Turk, u mirëpritëm ngrohtësisht nga miku i madh i shqiptarëve, Presidenti Rexhep Taip Erdogan. Mikpritja, modestia, afërsia, janë disa nga tiparet që e karakterizojnë këtë lider të përmasave botërore”, ka shkruar Lushtaku.

Ai ka shkruar se Erdogan u ka thënë deputetëve kosovarë se Turqia do të vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës në të gjitha fushat.

“Turqia është partnere strategjike e cila ka mbështetur pa rezervë forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë. Në vazhdën e zhvillimeve të fundit, roli i Presidentit Erdogan është shumë i rëndësishëm për garantimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan”, ka shkruar Lushtaku.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika