PRIZRENI ME RAJON

Elmedina Dorambari: Sot është bërë hapi i parë në drejtim të përfshirjes së komunës së Prizrenit në planifikimet buxhetore

Elmedina Dorambari: Sot është bërë hapi i parë në drejtim të përfshirjes së komunës së Prizrenit në planifikimet buxhetore
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Qershor 2022, 18:58

Aktivistja e shoqërisë civile në Prizren nga radhët e KDI-së, Elmedina Dorambari, përmes një postimi në facebook, tubimin e sotëm publik me qytetarë nga drejtuesit e komunës së Prizren, e ka vlerësuar si hap të parë në drejtim të përfshirjes së komunës në planifikimet buxhetore.

Postimi i plotë

Ka kohë qe KDI ka rekomanduar komunën e Prizrenit të ndryshon qasjen dhe të rrit standardet në organizimin e dëgjimit buxhetor për Kornizën Buxhetore Afatmesme (KAB).

Sot, kryesuesja e Kuvendit të komunës znj. Antigona Bytyqi bashkë me anëtarë të tjerë të KPF-së bënë hapin e parë në drejtim të përfshirjes së Kuvendit të komunës në planifikimet buxhetore.

Në kuadër të këtij takimi, kërkesa në infrastrukturë mbeten akoma prioritet i qytetarëve të komunës. Shpresojmë që Kuvendi i komunës të ndërmarrë hapat tjerë adekuat në finalizimin e këtij procesi të nisur, ku do të kemi mundësinë edhe ti shohim në raportin e konsultimit të tillë publik, se cilat nga kërkesat dhe sygjerimet që janë inkorporuar në projeksionet buxhetore, të artikuluar sot nga ana qytetarëve.

#gjithëpërfshirje

#kerkollogari

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika