Komuna e Prizrenit përmes një postimi në facebook ka njoftuar se kryetari Shaqir Totaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit e kompanisë “Eurotar” nga Konya e Turqisë, të cilët në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, prezantuan projekte të zhvillimit të bujqësisë, kryesisht të sistemit të ujitjes dhe montimit të paneleve solare për prodhimin e energjisë elektrike.
Ndër të tjera u theksua se ekspertët turq do të zhvillojnë takime edhe me fermerët e Komunës së Prizrenit për t’u njohur nga afër me sfidat me të cilat ata ballafaqohen dhe për t’u ofruar ndihmë në rritjen e kapaciteteve.
Njoftimi i plotë:
Komuna e Prizrenit është vend ku sektori i bujqësisë ka rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
🌿Kryetari Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e kompanisë “Eurotar” nga Konya e Turqisë, të cilët në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, prezantuan projekte të zhvillimit të bujqësisë, kryesisht të sistemit të ujitjes dhe montimit të paneleve solare për prodhimin e energjisë elektrike.
🚜Meqë Prizreni është komunë e zhvilluar në këtë aspekt, përfaqësuesit e “Eurotar”-it ofruan përkrahjen me teknologji të re për bujqit tanë, duke e potencuar arritjen e uljes së kostos së prodhimit.
👷♂️Ekspertët turq do të zhvillojnë takime edhe me fermerët e Komunës së Prizrenit për t’u njohur nga afër me sfidat me të cilat ata ballafaqohen dhe për t’u ofruar ndihmë në rritjen e kapaciteteve.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.