PRIZRENI ME RAJON

Ekipi i vaksinimit në Prizren fillon të ofroj shërbime edhe në hapësirat e xhamisë ‘Emin Pasha’

Ekipi i vaksinimit në Prizren fillon të ofroj shërbime edhe në hapësirat e xhamisë ‘Emin Pasha’
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Nëntor 2021, 11:30

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se tani më ekipi mobil i vaksinimit nga sot do të filloj të ofroj shërbime të vaksinimit në hapësirat e xhamisë ‘Emin Pasha’, raporton TV PRIZRENI.

Në kuadër të senzibilizimit të opinionit, qendra e vaksinimit anti covid-19, në Prizren, sot më datë 19 nëntor 2021 ka dërguar një ekip mobil në hapësirat e xhamisë ‘Emin Pasha’ në Prizren.

Mjekët, do të ofrojnë shërbimin e vaksinimit për të gjithë të interesuarit, duke filluar prej orës 11 deri 13:30.
Ky aktvitet zhvillohet në bazë të bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë me Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës. Një mundësi e mirë, për të gjithë ata që nuk janë vaksinuar!
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika