Edhe Komuna e Suharekës do të mbulon shpenzimet e varrimit të qytetarëve

PRIZRENI ME RAJONMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Mar 11, 2021
Edhe Komuna e Suharekës do të mbulon shpenzimet e varrimit të qytetarëve

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se sot është nënshkruar marrëveshja për mbulimin e shpenzimeve për varrimin e qytetarëve të kësaj komune.

Marrëveshja e mirëkuptimit për financim u nënshkrua me bashkësitë fetare.

“Me bashkësitë fetare sot nënshkruam marrëveshjen e mirëkuptimit për financim, për mbulimin e shpenzimeve të shërbimit të kryerjes së riteve fetare dhe mbulimi i shpenzimit të varrimit për qytetarët e Komunës së Suharekës.

Faleminderit për bashkëpunimin.

Bali Muharremaj”, tha ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika