OJQ “EC Ma Ndryshe” ka reaguar lidhur me disa punime që po kryhen në teracën e një objekti hotelier, punime këto të cilat nuk kanë marr pëlqimin apo aprovimin nga autoritetet e trashëgimisë kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit.
Njoftimi i plotë nga OJQ “EC Ma Ndryshe” :
Praktika e realizimit të punimeve të paautorizuara nga autoritetet e trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit po vazhdon.Sipas konfirmimit nga QRTK Prizren, punimet në teracën e një objekti hotelier po kryhen pa pëlqimin e këtij institucioni, gjë që përbën shkelje të rregullave të mbrojtjes së zonës historike.






