PRIZRENI ME RAJON

E rrëmbyen dhe e keqtrajtuan seksualisht në Prizren, prokuroria ngre aktakuzë ndaj të dyshuarit pas gati 20 vitesh

E rrëmbyen dhe e keqtrajtuan seksualisht në Prizren, prokuroria ngre aktakuzë ndaj të dyshuarit pas gati 20 vitesh
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Dhjetor 2020, 17:37

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet N.P, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrëmbimi”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri në janar të vitit 2001, në rrugën e “Saraçëve” në Prizren, bashkë me dy persona e kanë rrëmbyer një vajzë në Prizren dhe më pas i kanë kërkuar babait të saj 420 mijë marka gjermane për lirimin e të bijës.

Tutje në aktakuzë thuhet se të dyshuarit e kanë keqtrajtuar edhe seksualisht të dëmtuarën.

“Të njëjtit pas marrjes së parave të kërkuara për lirimin e viktimës, e lirojnë atë dhe arratisen nga Kosova. Me këto veprime, i akuzuari N.P., ka përmbushur elementet e veprës penale “Rrëmbimi” nga neni 191 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika