LAJME

Gjenden mbetje mortore të një personi në Lubizhdë të Prizrenit, dyshohet se i përkasin periudhës së luftës

Gjenden mbetje mortore të një personi në Lubizhdë të Prizrenit, dyshohet se i përkasin periudhës së luftës
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Nëntor 2026, 09:51

Policia e Kosovës ka njoftuar se sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur, gjatë gërmimeve në dy lokacione të dyshuara në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ka gjetur mbetje mortore të një personi.

Mbetjet eshtërore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime tutje.

“Sektori i për Hetimin e Personave të Zhdukur, gjatë gërmimeve në dy lokacione të dyshuara kanë gjetur mbetje eshtërore të një individi. Mbetjet eshtërore janë dërguar në IML për ekzaminime mjeko-ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika