Kalo te përmbajtja
LAJME

Drejtori i AKK-së alarmon për buxhetin e arsimit: Ministria ua ndali komunave 24 milionë euro

Drejtori i AKK-së alarmon për buxhetin e arsimit: Ministria ua ndali komunave 24 milionë euro
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Nëntor 2026, 10:00

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi në “Click” të RTV21, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit lidhur me ndarjen e buxhetit për komunat, duke thënë se këtë vit komunave u janë ndalur 24 milionë euro nga granti për arsim.

Ibrahimi deklaroi se si pasojë e kësaj, mbi 3 mijë punëtorë arsimorë duhet të paguhen nga buxhetet komunale.

Ai paralajmëroi se edhe vitin e ardhshëm komunat do të përballen me barrë financiare.

“Ministria e Arsimit, këtë vit, komunave ua ka ndalë 24 milionë euro nga granti për arsim. Mbi 3 mijë punëtorë arsimorë është dashur të paguhen nga buxhetet komunale. Vitin e ardhshëm, janë – 8 milionë e diçka për punëtorët arsimorë”, tha Ibrahimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika