LAJME

Kryeministri Kurti udhëtoi drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Kryeministri Kurti udhëtoi drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Nëntor 2026, 09:58

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt Republikës së Irlandës, ku do të marrë pjesë në Samitin IX të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Siç vëhet e ditur në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit, në margjina të Samitit dhe gjatë vizitës në Dublin, Kurti do zhvillojë takime bilaterale me liderë e përfaqësues shtetesh, si dhe institucionesh e organizatash ndërkombëtare.

Komuniteti Politik Evropian synon të nxisë dialogun dhe bashkëpunimin politik për të adresuar çështje me interes të përbashkët dhe të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit europian.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika