LAJME

Parandalohet futja e telefonave mobilë në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Parandalohet futja e telefonave mobilë në Qendrën Korrektuese të Dubravës
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Nëntor 2026, 09:37

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se gjatë një bastisjeje rutinore në Qendrën Korrektuese të Dubravës janë zbuluar dy telefona mobilë, të cilët dyshohet se janë hedhur nga jashtë institucionit.

Sipas njoftimit, zyrtarët korrektues kanë gjetur një pako të dyshuar në zonën sterile, afër rrethojës së institucionit.

Pas hapjes së pakos në zyrën e sigurimit, janë zbuluar dy telefona mobilë të tipit iPhone, pa kartela SIM, si dhe dy kabllo për mbushje.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se kontrollet dhe bastisjet e rregullta nga zyrtarët korrektues vazhdojnë, me qëllim të parandalimit të futjes së sendeve të palejuara në institucionet korrektuese.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika