Posta e Kosovës, të hënën e 10 tetorit ka lëshuar në qarkullim dy pulla të reja postare të titulluara “Dyert e Prizrenit”.
Sipas postës, qyteti i Prizrenit është i njohur që nga antikiteti si një vend unik në Ballkan për vlerat e trashëgimisë kulturore të civilizimeve dhe religjioneve të ndryshme.
Prizreni njihet për gërshetimin harmonik të kulturave gjatë historisë dhe një numri të monumenteve të trashëgimisë kulturore të të gjitha kohërave, e që rrjedhimisht mban epitetin e ‘’Qytetit muze’’ të Kosovës.







