PRIZRENI ME RAJON

Dy zyrtarët e PDK-së nga Prizreni, vizitojnë Hashim Thaçin e Kadri Veselin në Hagë

Dy zyrtarët e PDK-së nga Prizreni, vizitojnë Hashim Thaçin e Kadri Veselin në Hagë
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Maj 2022, 14:11

Dy zyrtarët e PDK Prizren, Shkodran Kryeziu dhe Visar Islamaj, sot kanë zhvilluar një takim në Hagë me ish udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Këtë e ka bërë të ditur vet Kryeziu përmes një postimi në facebook.

Njoftimi i plotë:

Sot, i pamë dy liderët historik të Kosovës dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaqin dhe Kadri Veselin.

Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër, Hashim Thaqi dhe Kadri Veseli bashkë me çlirimtarët tjerë mbahen padrejtësisht këtu.

Të fortë dhe jashtzakonisht krenarë për veprimtarin e tyre për lirinë e Kosovës.

Të fala të përzemërta!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika