Shoferët shpeshherë gjejnë zgjidhje për veturat e tyre duke parkuar vend e pa vend e njëkohësisht duke penguar dhe qytetarët për të kaluar, shkruan Gazeta Sinjali.
Një parkim i tillë është bërë sot në Prizren, në lagjen “Xheladin Hana”, ku dy vozitës kanë parkuar veturat e tyre në një rrugë në të cilën kanë pamundësuar kalimin e qytetarëve me vetura.
Në pamjet e dërguara nga një qytetar shihet se si veturat janë parkuar në mes të rrugës dhe kanë bllokuar lëvizjen e automjeteve.






