Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtarja e procedurës – Vjollca Buzhala, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 22.06.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 07.07.2022, ndaj të pandehurve R.B., dhe A.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 186 par. 3 nën par 3 në lidhje me nenin 31 të KPRK-së.
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
Me datë 22 qershor, në orët e pasdites në Prizren, të pandehurit, në bashkëveprim i shkaktojnë lëndime trupore dhe përkohësisht ia dëmtojnë shëndetin të dëmtuarit A.S., në atë mënyrë që në ditën kritike, për shkak të një mosmarrëveshjeje me fqiun e tyre – të dëmtuarin, e sulmojnë atë fizikisht, i pandehuri R.B., e godet me një thikë (brisk dore) , ndërsa i pandehuri A.Sh., e godet me një shufër metalike mjete këto që mund të shkaktojnë lëndime të rënda trupore ose dëmtim të rëndë të shëndetit në pjesën e abdomenit dhe pjesë tjera të trupit , si pasojë e këtyre veprimeve, të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime rënda trupore ,sipas raportit mjekësor të emergjencës





