Dy gratë që u arrestuan para dy ditësh në Prizren nën dyshimin për prostitucion, kanë përfunduar në paraburgim. Pas arrestimit, ato u dërguan në ndalim policor. Ndërkohë, ndaj tyre është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë.
Sinjali mëson se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ua ka caktuar 1 muaj paraburgim dy grave të dyshuara.
Ndaj tyre kanë nisur hetimet për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.
Ndryshe, kushdo që rekruton, organizon, ndihmon, mban, fsheh ose kontrollon personin tjetër për qëllime të prostitucionit, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në katër (4) vjet.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.