PRIZRENI ME RAJON

Dy ekipe të shërbimit urgjent të QKMF-së së Prizrenit të gatshme për të ndihmuar popullin kroatë

Dy ekipe të shërbimit urgjent të QKMF-së së Prizrenit të gatshme për të ndihmuar popullin kroatë
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Janar 2021, 11:27

Pas tërmetit shkatërrues që goditi Kroacinë, ku si pasojë humbën jetën 8 persona dhe i cili shkaktoi dëme të shumta materiale, shërbimi urgjent i QKMF është i gatshëm për të ofruar ndihmë në zonat e prekura të shtetit mik të Kosovës, ka shkruar në facebook drejtori i QKMF në Prizren, Xhevat Elezkurtaj.

Ekipet tona janë shquar me mjaft profesionalizëm duke u angazhuar për të ofruar ndihmë për popullatën e prekur edhe nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit të vitit 2019 në Shqipëri, ka vijuar më tej ai.

Nëse arrihet një marrëveshje me autoritetet kroate nga shteti i Kosovës, ne jemi të gatshëm që të angazhohemi edhe ofrimin e ndihmës në zonat e prekura nga tërmeti në Kroaci, e cila edhe gjatë ditës së sotme ka përjetuar lëkundje të reja, ka shkruar në fund drejtori Elezkurtaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika