PRIZRENI ME RAJON

Dy ditë pa rrymë disa banorë të fshatit Romajë, shkak rrëzimi i dy shtyllave

Dy ditë pa rrymë disa banorë të fshatit Romajë, shkak rrëzimi i dy shtyllave
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Qershor 2022, 18:00

Para dy dite dy shtylla elektrike janë rrëzuar në fshatin Romajë të Hasit. Si pasojë e rrëzimit të shtyllave disa shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike gati 48 orë.

Banorët e fshatit kërkojnë nga organet kompetente të dalin në terren dhe të rregullojnë problemin me energji elektrike.

TV Prizreni kishte raportuar para dy dite për rrëzimin e këtyre dy shtyllave.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika